Besimtarët katolikë festojnë Pashkët, bekojnë ushqimet në kishë
Besimtarët katolikë i janë drejtuar kishës katolite për të bekuar shportën e ushqimeve të festës së pashkës në ditën më të rëndësishme, atë të ngjalljes së Jezu Krishtit.
Me shporta në duar ku brenda saj ishte ushqimi kjo zonjë tregon se bukën e gatoi për ta bekuar e për ta konsumuar të dielën e Pashkës.
"Bekohet buka, ushqimi që ha në mëngjes. Në mëngjes duhet të çohesh të mos prekësh asgjë. Të lësh ushqim edhe për të varfërit," tha ajo.
Simboli i kësaj feste mbetet pa dyshim veza e kuqe, vera por edhe djathi e hudhrat e njoma paralajmëruese të ardhjes së pranverës.
"Vezët e kuqe, mund të marrim dhe një gotë raki ose verë. Në mëngjes nuk pihet vera, duhet në gotë raki. Në darkë bën mish e verë," tha ajo.
Pasi beguan ushqimet nesër në mëngjes i kanë gati për ti ngrënë.
Të shumtë ishin besimtarët që morën bekimet në kishë ku sigurisht nuk munguan as urimet e mesazhet për paqe dhe lumturi mes njëri-tjetrit kudo në botë.
"Ju uroj të gjithë shqiptarëve një vit të mbarë, ta kalojnë sa më mirë, të jenë sa më të lumtur e sa më shumë para.
Do të kërkoja më shumë drejtësi, mbrojtje për njerëzit që janë të persekutuar në botë që kjo pashkë të shërbejë për të ndërgjegjësuar njerëzit," thanë ata.
Kjo festë, cila simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij dhe është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.
