Moti i keq në Vlorë pengon ankorimin e kroçerës me turistë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 9 Prill 2023, 09:41
Një kroçerë me turistë që ka mbërritur në brigjet e Vlorës prej mbrëmjes nuk po ankorohet dot ne breg.
Shkak është bërë moti i keq, cektina dhe punimet që po kryhen në portin e Vlorës.
Nuk ka rrezikshmëri për jetë njerëzish teksa turistët që gjenden në të tashmë do të zbresin në breg me varkat që gjenden në të.