Ringjallja e Krishtit, besimtarët katolikë në meshën tradicionale të Pashkës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2023, 22:08
Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë këtë mbrëmje të së shtunës në meshën tradicionale të Pashkës.
Në kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Lushnje kremtimi ka nisur jashtë, ku besimtarët u mblodhën përreth zjarrit ku u ndez dhe qiriri që simbolizon ardhjen e dritës.
Don Gjovalin Zefi u shpjegoi besimtarëve simbolikën e zjarrit dhe mbajti meshën tradicionale të Pashkës.
Më pas vijoi mesha e ringjalljes së Krishtit.
