Si në mesjetë në 2023, fshati Koljakaj në Lezhë, pa ujë, pa rrugë, pa drita
Mungesa e investimeve në fshatra të vendit është tanimë një problem i njohur. Në fshatin Koljakaj të Lezhës banorët ankohen se nuk kanë rrugë, ujë dhe drita. Ata thonë se nuk kanë asnjë arsye për të jetuar në fshat, ndërsa që zona të mos boshatiset tërësisht bëjnë thirrje për investime.
Pa rrugë, uji të pijshëm, qendër shëndetësore dhe probleme të vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike.
Kjo është situata në fshatin Koljakaj të Njësisë Administrative të Balldrenit në Lezhë.
Në këto kushte jetesa në këtë fshat që ndodhet me pak se 20 km larg qytetit të ngjan si në mesjete. Aksi rrugor i ndërtuar rreth 15 vite me parë eshte shkaterruar, ndërsa në rruget e brendhsme nuk është ndërhyre asnjehre.
Mungesa investimeve ka vështiresuar jetesen e banoreve, duke penalizuar dhe sektorin e bujqësisë dhe blektorisë në këtë zonë fushore.
"Ka vite që këtu nuk ka vu dorë kush në këtë rrugë. E nevojshme e shihni vetë, është shumë.
As ujë të pijshëm, e marrin në Lezhë ujin e epijshëm me bidona.
Unë e di që është e nevojshme sepse jam banor i fshatit por dhe të tjerë duhet ta shohin se si jetojmë në 2023, pa ujë. Të shohësh dhe gjendjen e dritave thua se je në Mesjetë.
Besoj më së shumti me foristradë keni ardhur, lëre pastaj kur bie shi," thonë banorët.
Infrastruktura po bëhet shkak për largimin masiv të të rinjve, por edhe me të moshuarit mendojnë të njejtën gjë.
"Vetëm pleq gjen këtu. Si ka rënë mbrapa asnjë njeri.
Hodhën kalldëm njëherë, u prishën me vota," thonë ata.
E gjithë infrastruktura rrugore e fshatit Koljakaj nuk është më shumë se 5 km, por për të levizur është shumë e vështirë. Kjo është një situatë që vijon prej vitesh, duke penalizuar rreth 100 familje që jetojnë në këtë fshat.
