Aksident në Tapizë, mjeti bujqësor përplaset me automjetin, plagoset drejtuesi

Një person ka mbetur i plagosur pasi mjeti bujqësor me të cilën po lëvizte është përplasur me një automjet.

"Në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, është përplasur me një mjet buqësor me drejtues shtetasin Q. S., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.