FNSH dhe policia aksion në Fier, sekuestrohen një skaf dhe një furgon
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 8 Prill 2023, 20:23
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me policinë e Fierit dhe Vlorës kanë ndërmarrë një aksion mbrëmjen e sotme në fshatin Pish Poro të njësisë administrative të Novoselës.
Dyshohet se është sekuestruar një skaf dhe një furgon.
Mjetet dyshohet se përdoreshin për trafik narkotikësh ose kalim të paligjshëm të kufirit.

Fshati Pish Poro në Novoselë ka dalje në lumin Vjosë çka përdoret shpesh herë për aktivitete kriminale pasi krahas daljes në Vjosës gjendet në të edhe pylli i Pish Poros, i cili përdoret nga këta persona për humbur gjurmët.
Mësohet se krahas këtij aksioni, policia ka ndërmarrë një operacion antidrogë edhe në Darzezë.
