Reshje dëbore në Llogara, rruga e kalueshme
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 9 Prill 2023, 10:27
E diela e Pashkëve ka ardhur me reshje dëbore në Llogara.
Mëngjesin e sotëm fshati u zgjua i mbuluar nga dëbora.
Deri më tani nuk raportohen probleme me qarkullimin dhe rruga është e kalueshme. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit është hedhur kripë.
