Aksident gjatë natës në Shkodër, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi 54 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2023, 08:08
Një 54 vjeçar ka ndërruar jetë në Shkodër pasi motorri me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.
Shkodër/Informacion paraprak.
Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.