Të jetosh me mbetje, Faraudin Shakaj nga Vlora mbledh e punon çdo ditë në fushën e mbetjeve

Çdo ditë në fushën e mbetjeve në Vlorë Farudin Shakaj 53 vjec dhe bashkëshortja e tij dalin për të siguruar bukën e gojës. 53 vjeçari thotë se mbledh hekura dhe sende të tjera që mund të shiten, ndërsa tregon se ka kërkuar punë nëpër institucionet lokale por asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje.

Farudin Shakaj 53 vjeç i duhet çdo ditë që të ngrihet herët në mëngjesë dhe të dalë pak metra larg shtëpisë për të mbledhur mbetje plastike dhe hekuri tek fusha e mbetjeve në lagjen “24 Maji”.

Ai tregon se e bën këtë punë së bashku me gruan e tij, pasi nuk ka mundësi tjetër me se të jetoj.

"Do ti mbledh, do ti seleksionoj, ti çoj tek pika e grumbullimit. Përditë këtë punë bëj me gruan," tha ai.

Thotë se është drejtuar disa herë në institucionet lokale për punë por asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje.

"Më gënjejnë. Ky i ujërave tani ka thënë, se sa do të realizohet nuk e di. Shteti të vërë dorë," tha ai.

Thotë se me këto të ardhura mban familjen, dhe djali në sëmurë.

"Me të keq, mezi marrim bukën e gojës. Fitoj 700-800 lekë," tha ai.

Në Vlorë mes mbeturinave jetojnë dhe punojnë cdo ditë dhjetëra persona, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre.