E premtja e pashkëve në Tiranë e Shkodër, besimtarët përkujtojnë vuajtjet e Jezu Krishtit
Besimtarë të shumtë u mblodhën në Sheshin Nënë Tereza për të kremtuar të Premten e Madhe të Shenjtë të Pashkëve.
Në kryeqytet Procesioni u udhëhoq nga Arqipeshkëvi i Mitropolitit të Dioqezës Tiranë Durrës, Arjan Dodaj.
Bashkë me të besimtarët përshkuan Bulevardin Dëshmorët e Kombit e kryen 14 ndalesa duke kujtuar vuajtjet dhe mundimet e Jezu Krishtit.
Arqipeshkëvi, Arjan Dodaj në fund kishte një mesazh..
"Ka qënë një ecje e gjatë në ndalesat e jetës së Jezusit gjatë momenteve të fundit të jetës së tij, por në të vërtetë po kthehen të gjithë me më shumë entuziasëm, çiltërsi. Jezusi bëhet ai që na marr barrën tonë dhe na lehtëson nga shumë barra që vetëm Jezusi mund të na shpëtojë," tha ai.
Në Shkodër Udha e Kryqit nisi nga Katedralja e Shën Shtjefnit e vazhdoi drejt varrezave katolike të Rrmajit.
Besimtarët ndoqën rrugën që përshkuan martirët shqiptarë para pushkatimit.
Procesioni u udhëhoq nga imzot Anxhelo Massafra.
Jeta është më pak e vështirë me besimin në Zot tha Massafra.
"Në mallëngjehemi kur dëgjojmë se në burg martirët tanë kanë lënë bukën e tyre për t'ja dhënë të tjerëve," tha ai.
E Premtja e Madhe e Shenjtë e Pashkëve është ditë lutjeje e heshtjeje, ditë e mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit.