Barcelona nuk gjen paqe, do të reduktojë sërish pagat, borxhi në nivele rekord

Në Barcelonë retë nuk janë larguar dhe qielli vazhdon të jetë i zymtë. Borxhet në fund të këtij sezoni pritet të shkojnë në 1.5 miliardë euro dhe ky trend do të vazhdojë për shkak edhe të punimeve që do të nisin për rikonstruksionin e stadiumit “Camp Nou”.

Klubi parashikon që t’u propoziojë të gjithë lojtarëve një tjetër ulje të ndjeshme nga pagat e tyre dhe sipas mediave katalanase, ky kufi do të jetë 15 %.

Në total, Barcelona pritet të kursejë rreth 70 milionë euro nga kjo masë për të lehtësuar sadopak financat e zhytura thellë në borxhe. Gjithsesi, duhet të jenë lojtarët që ta pranojnë një propozim të tillë dhe këtë duhet ta bëjnë në grup e jo një e nga një.