Interi nuk ndez, i merr pikë edhe Salernitana në ndeshjen e Asllanit titullar (VIDEO)

Pas tre humbjeve rresht vjen një barazim që ka aromë disfate për Interin. Zikaltërit ndalen edhe në Salerno 1-1 në një ndeshje ku vendasit treguan se e merituan gjithçka. 

Gosens që në minutën e 6 krijoi idenë e një suksesi të lehtë për zikaltërit por ish-i Candreva barazoi në fund të ndeshjes. 

Rezultat që e pengon shumë Interin në misionin e zonës Champions, tashmë në rrezik. Skuadra e Inzaghit mbetet në vendin e 4 me 51 pikë por një fitore e mundshme e Romës mund do ta komplikonte shumë situatën e zikaltërve. 

66 minuta për Kristjan Asllanin që la fushën e lojës në pjesën e dytë. Si rrallëherë këtë sezon, mesfushori kuqezi u ërzgjidh titullar nga Simone Inzaghi ndërsa tregoi shumë cilësi në repartin më delikat të zikaltërve madje goli i minutës së 6, nisi pikërisht nga këmbët e shqiptarit.