Kosova e femrave në finalen e turneut prestigjoz kundër Bullgarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2023, 23:32
Kombëtarja e femrave të Kosovës siguron biletën e finales se turneut "Women's Cup Sofia 2023". Ecuri fantastike e vajzave "dardane" në këtë kompeticion ku tashmë do të sfidojnë në finale Bullgarinë në 10 prill në Sofje.
Në gjysmëfinale, Kosova mundi Letoninë me golin e vetëm të Donjeta Halilajt në minutën e 27 të ndeshjes.
Ndërkohë, Bullgaria e pati më të lehtë përballjen e saj pasi kaloi 3-0 Lituaninë. Ky turne do t'i shërbejë Kosovës për eleminatoret e Euro 2025.
