Tërmet 6.3 ballë në Panama, shikoni se si reagojnë lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2023, 09:20
Pamje të papara ndonjëherë vijnë nga një fushë futbolli në Panama ku gjatë një ndeshjeje, tërmeti 6.3 ballë i shkallës Rihter, tronditi gjithë zonën.
Sfida mes Atlético Chiriquí dhe Universitario në stadiumin “San Cristóbal” po zhvillohej normalisht deri në minutën e 60 kur lëkundjet e tokës tmerruan lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallët e stadiumit.
Brenda pak momentesh, mbështetësit në shkallët e stadiumit u larguan me shpejtësi ndërsa ndeshja u ndërpre.
Shikoni momentin e tërmetit;
Quando o jogo é interrompido por um... terremoto. https://t.co/hFRMebbY0z
— Eugênio Leal (@eugenioleal) April 6, 2023
