Rihapet dosja "Habilaj", trafikantët e drogës u dënuan në 2021-n, GJKKO kërkon rigjykim
Gjykata e Posaçme e Apelit, riktheu për gjykim në shkallën e parë dosjen penale ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurve të tjerë të grupit të akuzuar për trafikim narkotikesh nga Vlora në drejtim të italisë.
Në dosjen e rikthyer në shkallën e parë, të pandehur ishin shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. Ara u dënuan më 18 maj 2021, me një total prej 37 vjetësh heqje lirie, ku konkretisht, masat e vendosura nga gjykata ishin: 10 vjet burg për Moisi Habilajn, 9 vite burg për Nazer Seitajn dhe nga 9 vjet heqje lirie për shtetasit Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj.
Prokuroria kishte kërkuar masa më të larta dënimi me një total prej 63 vite heqje lirie ndaj tyre. Anëtarët e grupit kriminal ishin akuzuar për trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Si prova në dosjen e prokurorisë, ishin renditur edhe përgjime të policisë italiane të kryera ndaj anëtarëve të bandës, gjatë transportimit të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Episodi për të cilin janë dënuar anëtarët e bandës së Moisi Habilajt, bën fjalë për ngarkesën prej 4 ton kanabis dhe një gomone që u gjetën në banesën e Armand Koçerrit.
Të pandehurit janë gjykuar në mungesë, pasi në këtë aksion u arrestua vetëm Nezar Seiti, i cili pak muaj më vonë u ekstradua në Itali për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij nga autoritetet atje. Në mungesë u gjykta edhe Moisi Habilaj i cili fillimisht u arrestua me urdhër të gjykatës së Katanias, e cila e ka dënuar me 15.5 vjet heqje lirie si drejtues i grupit që ka trafikuar mbi 30 ton kanabis nga Shqipëria në Itali në 4 vjet. Por gjatë kalimit të dosjes nga gjykata e shkallës së parë në Apel në Itali, Habilaj u la në arrest shtëpie dhe u arratis duke humbur gjurmët.
Abuzimet për pronat e ushtrisë, Xhaçka sërish në SPAK
7 Prill, 11:04
Pas vendimit të apelit të posaçëm në Tiranë gjyqi ndaj tij pritet të rinisë nga e para edhe në Shqipëri, në mungesë të personazhit kryesor të akuzuar. Hetimet ndaj Moisi Habilajt u bënë shkak edhe për hapjen e dosjes ndaj ish ministrit saimir Tahiri dhe dënimin e tij për shpërdorim detyre me pretendimet se nuk kishte vepruar për goditjen e grupit që kultivonte kanabis në Vlorë dhe e trafikonte atë drejt Italisë pa u penguar nga policia.

Vendimi i plotë i Apelit të GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe LutfieCelami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/tëpandehurit M.H., N.S., M.S., F.M.,kundër vendimit nr. 39, datë18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
1. “Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
§ Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
§ Deklarimin fajtor te te pandehurit M.H., për veprën penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe në bazë të nenit 333/a të Kodit penal dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.
§ Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.H. me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
Genc Gjokutaj bën ironi me Spartak Ngjelën
7 Prill, 09:15
§ Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim.
§ Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.H. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
§ Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S., përveprën penale "Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
§ Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit N.S. me nje dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
§ Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit N.S. me 9(nëntë) vjet burgim.
§ Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin N.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
3. Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
§ Deklarimin fajtor te te pandehurit M.S., përveprën penale "Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
§ Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit M.S. me nje dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
§ Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.S. me 9(nëntë) vjet burgim.
§ Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin M.S. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M., për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
§ Deklarimin fajtor te te pandehurit F.M., përveprën penale "Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
§ Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit F.M. me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.
Lituania sfidon Rusinë: Në korrik, Ukraina në NATO
7 Prill, 09:32
§ Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit F.M. me 9(nëntë) vjet burgim.
§ Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin F.M. fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.
5. Shpenzimet procedurale t'u lihen ne ngarkim te pandehurve M.H., N.S., M.S., F.M.”.
§ Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht...”.
Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Prishjen e vendimit nr.39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues.









