Në Shqipëri polic bashkiak, në Londër rritës kanabisi: 23 vjeçari kapet në shtëpi bari, policisë i thotë se kishte borxhe

Ky është Admir Hidri i riu që në Shqipëri punonte si punonjës Policie Bashkie në Tiranë por në Angli u shpall fajtor për prodhim kanabisi.

Banesa ku ai qëndronte dhe kultivonte kanabis u pikas nga policia në 12 Dhjetor të vitit të kaluar.

Në operacion për kapjen e tij 23 vjeçari i iku policisë por më pas u pengua duke dëmtuar dy rruaza në shpinë.

Gjatë marrjës në pyetje Hidri tha se po kujdesej për bimet për të shlyer nje borxh.

Po ashtu ai i tregoi gjykatës se lekët do ti çonte në Shqipëri për të ndihmuar nënën e tij të sëmurë.

Gjykata në Angli thotë se për të pagur trajtimin e nënës së tij Hidri mori borxh tëk eksponent kriminal.

Në banesë atij iu gjetën 91 bime kanabis. Gjykata vendosi që Admir Hidri të dënohet më 2 vite e 4 muaj burg.

Mësohet se polici bashkiak Admir Hidri, me kërkesë të tij, kishte kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve të punës më datë 3 gusht 2022.