Tradita disavjeçare, Baba Mondi shtron iftar për besimtarët myslimanë
Si një traditë disavjecare, këtë të enjte,kryegjyshi botëror Haxhi dede Edmond Brahimaj ka shtruar iftar për besimtarët myslimane me rastin e muajit të Ramazanit. Njerëzit e medias dhe përfaqësues të fushave të tjera ishin të ftuarit special
Kryegjyshi Botëror i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtroi këtë të enjte një iftar me rastin e muajit të Ramazanit në selinëe shenjtë.
Të ftuar të veçantë ishin njerëzit e medias dhe personalitete të fushave të ndryshme te jetës social kulturore.
Në krah të Baba Edmon Brahimaj ishte kreu i komuniteti Mysliman Bujar Spahiu.
Shkëmbyen urime dhe ndanë përvoja të muajit të bekuar.
Kryegjyshi botëror falenderoi të pranishmit dhe i uroi atyre më mbarësi dhe shëndet.
"Zoti në këtë muaj ka zbritur Kuranin e shenjtë që është një shembull për të gjithë njerëzimin, për punë e vepra të mira sicc i ka hije një njeriu," tha ai.
Kryegjyshi i Bektashinjve e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit, ku theksohet mesazhi për më shumë harmoni në familje dhe shoqëri.