"Dështimet e sektorit të energjisë në 2022" Gradeci: Humbjet, arkëtimet dhe ulja e konsumit shkaqet kryesore

Klodian Gradeci, një nga ish-drejtorët e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook të dhëna nga raporti vjetor 2022 për sektorin e energjisë.

Sipas tij në këtë raport shihen dështimet e rënda të këtij sektori për shkak të keqadministrimit nga humbjet në sektorin e OSHEE, niveli i arkëtimeve dhe ulja e konsumit vjetor.

"Publikimi vjetor 2022 për sektorin e energjisë konfirmon dështimet e rënda për shkak të keq-administrimit!

Po ju sjell vetëm tre fakte dhe pasojat e tyre

1) niveli humbjeve ne sektor (OSHEE-OST) është 1657000 MWh

2) niveli arkëtimeve për faturat korrente të vitit 2022 nga OSHEE është 87.5%.

Gjatë vitit 2022 kemi importuar për klientët e shërbimit universal 1460962 MWh, ndërkohë që prodhimi vendas është sa 89% e konsumit total në Shqipëri.
Fatura e paguar është mbi 500 milionë Euro.

3) fakti që duhet të shqetësojë më shumë është ulja e konsumit vjetor të energjisë me 500000 MWh. Çdo vend që zhvillohet dhe ka rritje ekonomike, rrit konsumin vjetor në krahasim me vitin pararendës.
Ulja konsumit fakton që jemi në krizë të thellë," shkroi ai.