Flamur Golemi nuk mban premtimin, banesat e premtuara nga kryebashkiaku i Gjirokastrës ende nuk janë gati
15 banesa në lagjen "Zinxhira" në Gjirokastër duhet të ishin rikonstruktuar dhe familjet sipas Kryebashkiakut që prej marsit duhet të ishin në shtëpi. Por afati i përcaktuar në muajin dhjetor se punimet do të përfundonin në muajin mars nuk është zbatuar. Ndërkohë banorët thonë se prej muajsh po jetojnë në kushte të vështira, dhe nuk e dinë se kur do të përfundojnë banesat.
Me datën 7 dhjetor të 2022, kreu i Bashkisë së Gjiroakstrës Flamur Golemi premtoi publikisht se 15 banesat e komunitetit rom në lagjen “Zinxhiria” do të ishin gati për 3 muaj.
Por kanë kaluar 4 muaj tanimë dhe banesat jo vetëm që nuk janë gati, por vetë banorët thonë se as nuk janë gati.
"Kanë 3-4 muaj që po rri këtu vjehrri dhe nuk i bënë akoma. Ishte në listën e parë tani thonë në listën e dytë."
Të shqetësuar shprehen se prej muajsh po jetojnë në kushte të vëshira, në pritje të banesave të tyre.
"Ngela jashtë. Katër muaj."
Askush thonë se nuk është interesuar për ta.
"Punëtorët me një shtëpi rrinë një muaj."
Banesat janë ndërtuar për disa familje të komunitetit rom, ndësa ende nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet që familjet të mund të futen brenda tyre.
