Aksident me vdekje tek Kthesa e Patosit, makina përplas 50 vjeçarin me biçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë kthesës së Patosit në Fier këtë mbrëmje.
Burime për Ora News bëjnë me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me bicikletë.
Si pasojë e përplasjes, 50 vjeçari ka ndërruar jetë.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
