Edicioni i 5-të i Panairit të Turizmit, Topuzi: Qeveria të bëjë politika për turizmin vjetor, kemi mangësi në akomodime

Teksa jemi shumë pranë hapjes së sezonit të ri turistik, rritja e  çmimeve ka vënë në pikëpyetje mjaft sektorë të ekonomisë, ndër to dhe turizmi.

Sipërmarrësi dhe eksperti i turizmit Zak Topuzi në një lidhej për Ora News dekaloi se vendi duhet të përgatitet e drejtohet kah një turizmi vjetor, por dhe plotësimit të kushteve për pushimet e shkurtra gjatë fundjavave.

"Sezoni pritet të zgjerohet këtë vit pasi  çdo fundjavë kemi dy muaj që ka patur një ditë shtesë pushim dhe pothuajse se 4 ditë ose 3 ditë e gjysmë të pushosh. Sigurimi i kapaciteteve për të kaluar turizmin 3-4 ditor kinez duhen kapacitete të mëdha, duhen resorte për të cilat ne kemi mangësi. Në strategjinë e ardhshme qeveria duhet të mendojë tu përshtatet psikologjisë së njerëzve sa më shpejt sepse nuk ka kohë," tha ai.

Sa i takon mungesës së punonjësve ai tha se për këtë duhen politika dhe subvencion nga shteti duke krijuar mundësitë për një punonjës të qëndrueshëm turistik.

"Kjo është një ndër arsyet që po tentohet të përdoret turizmi gjithëvjetor. Bëhet fjalë për turistë që kanë mundësi të qarkullojnë gjatë gjithë vitit. Ptoblemi kryesor tek ne është zgjerimi i turizmit në 365 ditë e për të krijuar punonjësin e qëndrueshëm të turizmit, profesionin e industrisë turistike. Për këtë duhen politika, 4 muaj subvencion page dhe sigurime shoqërore nga shteti, politika zgjerimi i fashës së turizmit. Moshat e treta të subvencionohen për të lëvizur në periudha jopiku pasi 53% e turistëve lëvizin në periudhën qershor, korrik, gusht. Njerëzit , turistët duhet të mësohen me lëvizjet e tyre jashtë këtij sezoni," tha ai.