Projekti i Alabar për portin e Durrësit, Cara: Jam pro ndërtimit të një marine detare, kundër apartamenteve
Opozita e ka denoncuar projektin e qeverisë për portin e Durrësit një nga aferat më të mëdha, madje se edhe vetë incineratorët.
Igli Cara, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Durrësit në 14 maj i ftuar në "Drejt" thotë se është pro ndërtimit të një marine detare por kubndër ndërtimit të apartamenteve.
Cara: Unë jam pro një marine detare por jam kundër ndërtimit të apartamenteve në Durrës. Vlera e marinës detare është 1% e gjithë vlerës prej 2.1 mld eurove që propagandohet. 99% është ndërtim. Maksimumi me 20 mln euro do të bëhej perlë për 280 vende postjahte. Sipas projektit të tyre duan të heqin dhe tragetet. Të jetë vetëm për jahte. Jam pro një porti marine dhe me tragetet brenda. Por të falësh gjithë zonën për ndërtime është pa sens. Është kriminale, nuk mund të falësh tokën e portit. Po falim 3 mld euro pasuri.
