Cara: Durrësi trajtohet si pronë e Dakos dhe mbështetësve të tij, 14 maji do të jetë votë për ndryshim

Igli Cara, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Durrësit në 14 maj thotë se ka mbështetjen e të gjithë spektrit politik të opozitës.

I ftuar në "Drejt" në Rtv Ora ai tha se Rama po tenton ta kthejë fushatën për zgjedhjet vendore në politike.

Ai theksoi se Durrësi trajtohet si pronë e Dakos dhe mbështetësve të tij.

Cara: E ndjej mbështetjen në terësi. Ka një konsensus të gjerë dhe më vjen mirë. Shoh një koalicion të gjerë jo vetëm koalicionin në të cilin jemi regjistruar. Koalicioni i vërtetë është akoma dhe më i madh, është me të gjithë spektrin politik të opozitës nga Partia Agrare, Republikane, partia e zotit Shehi, Patozit. Kam një koalicion të gjerë me qytetarë që e duan Durrësin, e duan ndryshimin dhe për këtë jam optimist. Kjo fushatë nuk është thjesht administrative, Rama po insiston fort ta bëjë politike. PS po luan fort me siglën e PS. Është zoti Rama por edhe Dako. Kemi të njëjtën strukturë që ka 16 vjet që e ka kapur për fyti bashkinë e Durrësit. Durrësi në këtë moment po trajtohet si një pronë që e ka Vangjush Dako dhe mbështetësit e tij. Për qytetarët ka shumë pak. Vota e 14 majit nuk do të jetë thjesht votë kundër por votë pro mbi të gjithë për atë që do të bëjmë. Do të arrij të jap besimin që e duhur që 14 maji do të jetë ditë ndryshimi.