"Arsimtarët s'kanë të drejtë të jenë në këshillat bashkiakë", Mediu: Dreqi e mori, s'ka ndodhur as në vitet '91-'92
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ftuar në "Ora e Betit" ndau një shqetësim në raport me zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sipas tij, arsimtarëve u është ndaluar garimi për anëtarë të këshillave bashkiakë.
Mediu: Ditët e fundit kam një shqetësim që një pjesë e këshilltarëve që janë arsimtarë u është kërkuar të tërhiqen sepse do të largohen nga puna. Nëse janë arsimtarë nuk kanë të drejtë të jenë në këshillat bashkiakë. Po dreqi e mori nëse në këshilla bashkiakë nuk kemi as arsimtarë, as mjekë, as njerëz të ditur, çfarë po ndërkojmë më? Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1991-1992.Qeveria sot është bërë pronare e gjithçkaje, përfshirë median që sillet sikur e ka pronë të veten. Debatin sot duhet të shkojmë ta bëjmë te Rama. Partitë duhet ti vendosim në rolin që kanë.Kemi zëvendësuar shtetin me partitë.
