Shakira largohet nga Barcelona, pas ndarjes nga Pike, këngëtarja zhvendoset në Miami

Pas divorcit, Shakira ka vendosur të lerë përfundimisht Barcelonën dhe të zhvendoset me dy fëmijët e saj në SHBA. Lëvizja e fundit e këngëtares ka zemëruar ish-bashkëshortin Pique.

Këngëtarja kolumbiane Shakira po largohet përgjithmonë nga Spanja. Pas ndarjes nga ylli i futbollit Gerard Pique, duket se marrëdhënia e tyre ka marrë një tjetër kthesë ndaj ajo njoftoi se do t'i thotë lamtumirë Barcelonës, ku jetonte me dy djemtë, Sasha 7-vjeçar dhe Milan 9-vjeçar, për më shumë se një dekadë.

"U vendosa në Barcelonë për t'u dhënë fëmijëve të mi stabilitet që ne tani po e kërkojmë në një cep tjetër të botës së bashku me familjen dhe miqtë," shkroi Shakira në një postim në Instagram. "Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë tonë."

Shakira tashmë ka marrë vendim që të jetojë në SHBA. Sipas njoftimeve mësohet se fëmijët do të fillojnë mësimet në shkollën e tyre të re në Miami, më 11 Prill. Në postimin e saj më tej, Shakira falënderoi fansat e saj për mbështetjen:

"Faleminderit fansave të mi spanjollë që më kanë rrethuar gjithmonë me dashurinë dhe besnikërinë e tyre. Për ju, kjo është vetëm një "Shihemi më vonë!"

Mësohet se avokatja e Shakira-s, Pilar Mane, ka informuar avokatin e Pique, Ramon Tamborero se ajo po largohet përgjithmonë nga Spanja.

Burimet pohojnë  se ish-lojtari i Barcelonës është i mërzitur nga kjo situatë. Ish-futbollisti nuk është dakord me planin që fëmijët të largohen tani dhe të mos mbarojnë vitin aktual shkollor në Barcelonë.