Për të flet edhe Van Basten, gjeorgjiani i Napolit “çmend” futbollin me golin e pabesueshëm (VIDEO)

Kvaratskhelia është bërë protagonisti i pabesueshëm i sezonit të frikshëm të Napolit që u rikthye në 18 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Goli që zhbllokoi ndeshjen ndaj Atalantas dhe u pasua nga ai i Amir Rrahmanit, është padiskutim një nga më të bukurit e Serie A ku sulmuesi që u ble për 20 milionë nga Rusia, sot është njeriu më i përfolur i merkatos dhe futbollit italian e jo vetëm.

Në fushë ka zbritur edhe një emër i artë si Marco Van Basten, holandezi i Milanit që ngrito emrin e kuqezinjvë ne majën e botës dhe gjithashtu riktheu Holandën në majën e Europës.


“Shikoni këtë gol, 8 vetë kundër 1 dhe ti mendon me vete që ky nuk mund të shënojë në këtë situatë”, thekson ish-sulmuesi i Ajax. Kvara numëron 13 gola dhe 15 asiste në të gjithë kompeticionet gjatë këtij sezoni.