Shakira flet sërish për ndarjen nga Pique: Kam duruar një mal me m…
Shakira bashkë me producentin Bizarrap ishte e fetuar speciale në serinë e fundit të spektaklit Late Show të Jimmy Fallon ku të dy folën për suksesin e këngës "Music Sessions Vol. 53" hiti i superklikuar që u ngjiz nga dëshira e këngëtares për t’iu kundërvënë ish-bashkëjetuesit, Gerard Pique.
Është pikërisht ish-mbrojtësi të cilit këngëtarja kolumbiane i referohet duke hedhur dritë mbi momentin e vështirë të saj pas ndarjes.
“Kjo këngë u bë një hit dhe frymëzim për shumë femra. Pata një vit të vështirë pas ndarjes dhe u detyrova t’i bëja ballë një mali me m... Kjo këngë ishte shumë e rëndësishme dhe më ndihmoi të kontribuoj për një botë më të mirë. Është një këngë që lidhet ngushtësisht me mua por u referohet edhe shzumë femrave të tjera që kishin nevojë të shfrynin, njëlloj si unë”.
