Dinamo kapet në befasi, Apolonia bën goditjen e madhe në në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2023, 15:36
Kategoria e Parë e futbollit shqiptar bëhet ndoshta më interesante edhe se vetë Superiorja me garën treshe për dy vende mes Flamurtarit, Skënderbeut dhe Dinamos për biletat direkte të elitës.
Pas humbjes së Flamurtarit një ditë më parë, vjen edhe disfata e Dinamos në shtëpi përballë Apolonisë.
2-3 triumfuan fierakët në kryeqytet duke shkaktuar një traume të rëndë për skuadrën e drejtuar nga Dritan Mehmeti. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 7, por shifrat u barazuan nga Marku në të 30.
Sërish Apolonia që gjeti avantazhin me anë të Omerit në minutën e 66, nga 11-metrar por Dikckson barazoi e më pas Francis i dhuroi 3 pikët Apolonisë. Dinamo zbret në vendin e tretë me 3 pikë më pak se Skënderbeu që ka marrë kryesimin.

