Tirana i tregon sërish “targën” Partizanit, barazim në Shkodër
Tirana nuk zhgënjen dhe gjen një fitore shumë të rëndësishme pas disfatës së rëndë në derbin e kryeqytetit. Bardheblutë triumfuan 3-2 ndaj Laçit në “Elbasan Arena” me dy gola të Florent Hasanit dhe një tjetër të Lulajt në fundin e pjesës së parë.
45 minuta perfekte për bardheblutë në fraksionin e parë që e mbyllën në avantazh të trefishtë dhe në të dytën lëshuan disi terren pasi kurbinasit shkurtuan me Guindo dhe Ujka por pa arritur të dalin me pikë nga kjo ndeshje duke mbetur në kuotën e 30 pikëve në vendin e tetë të kalsifikimit, shumë pranë zonës së ftohtë.
Tirana rikthehet në krye me 43 pikë, 2 më shumë se Partizani që u ndal në barazim 1-1 në Shkodër. Goli i ish-it Da Silva që në minutën e 130 sekonda nga starti nuk e ndihmoi skuadrën e kuqe që të përfitonte nga momenti i mirë pasi Vllaznia gjeti më në fund golin me Bekim Balajn edhe pse nga pika e bardhë e 11-metërsghit të fituar nga një tjetër ish, këtë herë Esat Mala.
Barazimi e lë Vllazninë ne vendin e katërt me pikë të barabarta me Egnatian por me golavarash me negativ se rrogozhinasit.
