Nainggolan rrëfen jetën e çmendur në futbollin italian

Radja Nainggolan është një nga lojtarët më kontroversë dhe të padisiplinuar të futbollit italian në dekadat e fundit. Mesfushori belg, shumë i fortë fizikisht dhe pjesëtar i brezit të artë të Belgjikës, rrëfen disa nga momentet e tij më të çmendura.

“Natën më të çmendur e kam jetuar në Romë por festën e Vitit të Ri. Videot e mija kur isha i dehur kanë bërë xhiron e botës dhe të gjithë kishin të drejtë. E dua shumë Tottin sepse kam kaluar shumë mirë me të. Me drejtorin sportiv Walter Sabatini kisha gjithashtu një marrëdhënie të shkëlqyer.

E mora njëhërë në telefon dhe më tha se duhej të takoheshim e unë iu përgjigja se duhej të priste pasi më kishin ngelur edhe ca teke alkool për të konsumuar pasi 8 ishin shumë pak dhe në atë mbrëmje shkova shumë. Unë mund të pi edhe deri në 20 teke dhe të nesërmen të jem sërish në fushë sikur të mos ketë ndodhur asgjë”.

Nainggolan është kritikuar gjithashtu edhe për konsumin e duhanit. Ai pinte deri në dy paketa në ditë ndërsa gjatë transfertave, askush nuk preferonte të qëndronte në dhomë me mesfushorin pikërisht për shkak të këtij vesi që ai kishte.