VIDEO/ Premier League, Chelsea më në fund shkelmon krizën, Tottenham kthen faqe

Chelsea regjistron fitoren e tretë rresht dhe të dytën në kampionat duke konfirmuar daljen nga kriza.

Skuadra e Graham Potter kaloi në transfertë Leicester City me rezultatin 3-1 me gola të Chillwell, Havertz dhe Kovacic për t’u ngjitur në kuotën e 37 pikëve, ende shumë larg zonës Champions.

Në ndeshjet e tjera, fitore shumë të rëndësishme arriti të regjistronte Tottenham përballë Nottingham Forest për ta çuar në +6 diferencën me Liverpool-in e vendit të pestë.

Dy gola të Harry Kane dhe një i Heung-min rikthyen qetësinë në kampin e skuadrës së Atonio Contes.