Të mrekullueshëm! Djemtë e talentuar të Arsenalit fitojnë derbin e Londrës (VIDEO)

Nëse ka një klub që investon tek të rinjtë dhe talentet, ai është Arsenali që sot po korr frytet e besimit tek gjenerata e re e lojtarëve. Dy brazilianë dhe një norvegjez i “bëjnë gropën” Fulhamit në derbin e Londrës.

Të mrekullueshëm! Djemtë e talentuar të Arsenalit

Arsenali rikthehet në 5 pikë diferencë nga Manchester City pasi “anekson” edhe Fulham duke fituar me një lehtësi të mahnitshme në derbi. Malgahaes dhe Martinelli, që të dy të lënë në hije nga Selecao, u bënë protagonistë në fushën e lojës me dy golat e parë që i dhuruan qetësi Artetas.

Mbrojtësi 24-vjeçar dhe sulmuesi i krahut u pasuan nga kapiteni Martin Odegaard brenda pjesës së parë. Arsenal shkoi në avantazh të trefishtë në dhomën e zhveshjes së “Craven Cotage”. Kjo është fitorja e 11 në 14 ndeshjet në transfertë të këtij sezoni dhe e dyta ndaj Fulham, skuadër që Arsenal e kaloi edhe në muajin gusht me rezultatin 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Manchester United bën një hap fals ndaj Southampton që mbyll klasifikimin e Premier League. “Red Devils” pasojnë humbjen 7-0 në Liverpool me një barazim pa gola ndaj bardhekuqve dhe vënë në dyshim pozitat në vendin e tretë të klasikfikimit e dalin përfundimisht nga gara për titullin kampion.