Reali kundër Barcelonës për korrupsionin e arbitrave, kupola drejtuese do të marrë një vendim
Real Madrid nuk preferon të qëndrojë duarkryq në lidhje me skandalin e Barcelonës që është nën hetim nga prokuroria dhe lidhet me pagesat që i janë bërë për 8 vite zv.presidentit të shoqatës së arbitrave.
Presidenti i Realit, Florentino Perez ka thirrur një mbledhje urgjente të kupolës drejtuese të klubit për të diskutuar “Caso Negreira”. Sipas komunikatës, pas nisjes së hetimeve për korrupsion edhe Real Madrid do të mblidhet për të diskutuar hapat që do të ndërmarrë në vazhdim.
Në këtë mënyrë, Real po ndryshon drejtim në qëndrimin fillestar pasi ishin 18 klube që firmosën peticionin kundër katalanasve fillimisht dhe surpriza e madhe ishte mungesa e Realit të Madridit që me Barcelonën drejtojnë projektin e përbashkët të Superligës.
Ish-arbitri, Jose Maria Enriquez Negreira është paguar me rreth 7 milionë nga Barcelona, sipas klubit për këshillime teknike por kjo çështje tashme është nën hetim për korrupsion.
