Mërgim Berisha nuk e mposht dot i vetëm Bayern-in, shënon dy gola të pamjaftueshëm në “Allianz” (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2023, 18:27
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, shënon emrin në listën e golashënuesve që kanë arritur t’i shënojnë dy herë Bayernit të Mynihut në shtëpinë e tij.
Lojtari i lindur në Gjermani që ka përfaqësuar shpresat e këtij vendi, nuk arriti që bashkë me Augsburg-un e tij të bënin surprizën në “Allianz Arena” ku shënoi dy gola ndaj gjigandëve të Nagelsmann, të parin që në minutën e tretë për avantazhin 0-1 dhe të dytin në të 60-ën për të shkurtuar diferencën në 4-2.
Bayerni arriti të ruante ritmin duke mos e lejuar ekipin nga Bavaria që të ëndërronte një sukses në këtë miniderbi. Me këto dy gola. Berisha ngjitet në kuotën 9 të rrjetave sezonale me fanellën e Augsburg këtë sezon në kampionat, duke rezultuar një nga surprizat më të mëdha.
