Lineker do të rikthehet në transmetim, BBC bën një “hap pas”
BBC nuk arrin ta mbajë presionin pas pezullimit që i bëri Gary Lineker, vendim që shkaktoi një reaksion zinxhir me ndërprerjen e disa emisioneve të tjera në shenjë solidariteti me ish-kapitenin e Anglisë.
Drejtuesi i emisionit “Match of the Day” do të rikthehet në krye të emsionit sportiv edhe pse televizioni publik vendosi disa orë më parë që të mbante qëndrimin ekstrem. Në këtë mënyrë, situata u përshkallëzua dhe Lineker është çështja e ditës në Angli ku i gjithë kominuteti i sportit dhe jo vetëm, i kanë dalë në krah.
Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie nuk ka pranuar të japë dorëheqjen pas presionit në rritje ndaj tij, ndërsa Gary Lineker nuk pranon të kërkojë falje për komentin që shkaktoi furtunën dhe ku krahasoi politikat e emigracionit të qeverisë me ato të Gjermanisë naziste.
Lineker doli në mbrojtje të njerëzve që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone, duke deklaruar se reagimi i ekzekutivit ndaj tyre është fyes.
