Real Madrid kalon pa shpenzuar shumë energji katalanasit e Espanyol

Real Madrid nuk e ka paspak problem pengesën Espanyol. Pak ditë përpara derbit El Clasico, në një tjetër përballje me katalanasit, skuadra e Carlo Ancelottit bën nxehjen e duhur pasi arriti të triumfonte 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse Espanyol kaloi i pari në avantazh me Joselun duke krijuar përshtypjen e mund të shkaktonte probleme në shtëpinë e bardhë, i përhershmi Vinicius jr. u tregua fantastik me një gol në minutën e 23 ndërsa braziliani tjetër, Militao gjeti golin e avantazhit brenda pjesës së parë.

Rrjetën e tretë e sigloi Asensio në fund të takimit. Me këtë sukses, Real Madrid ngjitet në kuotën e 56 pikëve, 6 më pak se Barcelona.