Gol shqiptar edhe në Serie A, Rrahmani afron Napolin me titullin e ëndërruar (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2023, 20:14
Napoli nuk zhgënjen këtë herë duke dominuar Atalanta-n në ndeshjen e orës 18:00. Të kaltërit përfitojnë nga hapi fals i Interit dhe triumfojnë 2-0 në “Maradona” ndaj skuadrës së Gasperinit, pa fitore që prej 4 ndeshjesh rresht.
Kvaratschkelia zhbllokoi ndeshjen e mbërthyer në barazim në minutën e 60 dhe më pas Amir Rrahmani dyfushoi për suksesin e 22 sezonal të të kaltërve që shkëputen sërish 18 pikë nga zikaltërit, në pritje të ndeshjes Lazio-Bologna pasi bardhekaltërit mund të ngjiten në vendin e dytë.
