Meta në "Fresk" me Cakën: Problemet e banorëve do të zgjidhen nga votimi i ekipit tonë në 14 Maj

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bashkë me Silva Cakën, kryesuesja e listës së Partisë të Lirisë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe me disa aktivistë të rinj nga LRI vizituam sot zonën e njohur si “Fresku”.  

Meta shkruan në Facebook se infrastruktura e kësaj lagjeje nuk u përgjigjet nevojave të banorëve kërkojnë zgjidhje nga ekipi që do votohet në 14 Maj për të sjellë Ndryshimin.

Meta: Bashkë me znj. Silva Caka, kryesuesja e listës së Partisë të Lirisë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe me disa aktivistë të rinj nga LRI vizituam sot zonën e njohur si “Fresku”. Kjo lagje e re e Tiranës është kthyer në një qytet brenda qytetit, por infrastruktura e saj nuk u përgjigjet nevojave të banorëve. Qytetarët që takova më treguan për problematikat e përditshme me të cilat ata përballen e që do të zgjidheshin thjesht, po të kishte drejtues bashkiakë që fokusohen te puna dhe jo vetëm te propaganda.

Rrugë të ngushta e të shkatërruara, mungesa e kanalizimeve, mungesa e trotuareve, pamundësia për parkimin e makinave, çerdhe e kopshte me kapacitet të ulët, që nuk iu përgjigjen nevojave të zonës, si dhe përkeqësimi i situatës me ujin, që s'mund të pihet më, kërkojnë zgjidhje nga ekipi ynë që do votohet në 14 Maj për të sjellë Ndryshimin.