Liga e Turpit / “The Sun” publikon skuadrën e tradhtarëve, në sulm Terry e Giggs

Që nga skandali i John Terry për të kaluar te tradhtitë e Tiger Woods dhe Ryan Giggs me bashkëshorten e vëllait dhe deri tek spektakli i shëmtuar i Kylie Walker në një klub nate të dielën e kaluar. “The Sun” rendit disa nga skandalet e tradhëtisë në botën e sportit me titullin “Liga e turpit”.

Vendin e parë e mban padyshim John Terry që pasi hyri në shtratin e shokut të skuadrës Wayne Bridge dhe fotoja ku ai refuzoi t’i jepte dorën do të mbetet në histori.

Liga e Turpit / “The Sun” publikon skuadrën e tradhtarëve,

Për kreun e klasifikimit, Terry-n e rivalizon Ryan Giggs, njeriu i varur prej seksit që në vitin 2011 u zbulua në një lidhje 8-vjeçare me bashkëshorten e vëllait Rhodri, Natasha.

Liga e Turpit / “The Sun” publikon skuadrën e tradhtarëve,

Tiger Woods u bë edhe më i famshëm disa vite më parë pasi u detyrua të ndante pasurinë e çmendur me ish-bashkëshorten, Elin Nordegren të cilën e kishte tradhtuar me një duzinë femrash.

Liga e Turpit / “The Sun” publikon skuadrën e tradhtarëve,

Ndërsa ky është Andy Caroll në shtrat me një bionde misterioze. Foto që u bë virale dhe i shkaktoi shumë probleme në familje.

Liga e Turpit / “The Sun” publikon skuadrën e tradhtarëve,

Olivier Giroud në vitin 2014 kur luante për Arsenalin, u kap mat me Celia Kay por më pas kërkoi falje publike dhe u riintegrua në familje.

Liga e Turpit / “The Sun” publikon skuadrën e tradhtarëve,

Coleen dhe Wayne Rooney janë njohur që në gjimnaz por martesa e tyre nuk ka shkuar vaj për shkak të disa skandaleve që kanë shoqëruar sulmuesin anglez, i cili ka pasur pikë të dobët marrëdhëniet intime treshe.

Liga e Turpit / “The Sun” publikon skuadrën e tradhtarëve,