Balliu: Alibeaj nuk ka kandidatë, janë fasadë e shpifur e Edi Ramës për të penguar opozitën 

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Alesia Balliu, Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se pala e Alibeajt nuk ka kandidatë dhe takime me demokratët.

Ajo tha se është e gjitha një fasadë e shpifur për të goditur demokracinë në vend dhe për të mos lejuar opozitën që të përfaqësohet nga anëtarët e saj.

Balliu: Nuk ka kandidatë dhe as takime me qytetarët, dhe asnjë angazhim në jetën politike të demokratëve. Janë vetëm penge të Edi Ramës që po i shërbejnë atij edhe këto 2 vite që mund të bëjnë me këtë çështjen e gjykatave.

Është e gjitha një fasadë e shpifur për të goditur demokracinë në vend dhe për të mos lejuar opozitën që të përfaqësohet nga anëtarët e saj.