Alibeaj kërkesë Berishës: Të heqim dorë nga urrejtja, të dalim me një kandidat unik në 14 maj

Në një prononcim për mediet, Enkelejd Alibeaj bëri me dije vendimet që janë marrë pas takimit të tij me një pjesë të demokratëve.

Ai tha se tashmë është koha që të hiqet dorë nga urrejtja dhe përçarja, por të dilet nënë një kandidat për përbashkët i cili përfaqëson vlerat e PD-së.

Alibeaj: Ajo që u thashë, është që të heqim të gjithë këtë urrejtje apo sinjale të përçarjes që jepen. Qëndrimi i PD sot është që të dalim me një kandidat unik, fitues bazuar në vlerat që kjo parti ka pasur.

Unë kam bërë pesë herë kërkesë që vendimi të përshpejtohej në interes të demokratëve. Ky vendim që nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i asaj gjendje që ishte. Nuk kam fituar unë jo, askush nuk ka fituar.