“Mashtrimi” me dorëheqjen, Balliu: Rama i ka shpresat tek Basha dhe Alibashat, ne jemi me shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 22:01
Anëtari i Kryeisësë Partisë Demokratike, si pjesë e Rithemelimit Klevis Balliu ka reaguar këtë të hënë lidhur me ekzistencën e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, edhe pse një vit më parë deklaroi publikisht dorëheqjen.
Përmes rrjeteve sociale, Balliu thotë Gjykatat e Ramës nxjerrin Bashën kryetar të PD-së, një tregues kjo se Rama i ka shpresat tek Basha dhe Alibashat.
“Gjykatat e Ramës nxjerrin Lul Bashën kryetar të PD-së pavarësisht se përveç shkarkimit ka dhënë dhe dorëheqjen.
Rama i ka shpresat tek Basha dhe Alibashat. Edvin ti vazhdo me Alibashat ne do vazhdojmë me shqiptarët”, shprehet Klevis Balliu.



