Balliu: Alibasha nuk ishte pjesë e procesit për vulën e PD-së, çdo gjë u bë në shkelje të ligjit

Në “Drejt” nga Luan Rama, Alesia Balliu, Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se Alibeaj ankimoi një vendim për vulën ku nuk ishte pjesë e procesit.

Ajo tha se aksionet e partisë është çdo anëtar dhe mund të bënte një padi themeli për statutin e 11 dhjetorin, por një gjë e tillë nuk ndodhi sipas saj.

Balliu: Alibasha ankimoi një proces ku ky individ nuk ishte palë e këtij procesi. Pse po favorizohet ky individ dhe pse ky person kur donte të mirën e PD-së nuk u bë pjesë e këtij procesi. Aksionet e partisë është çdo anëtar dhe mund të bënte një padi themeli për statutin e 11 dhjetorin.

Gjykata do të merrte provat dhe do të jepte një vendim. Çdo gjë u mor në shkelje të ligjit. Nuk ankimohet një vendim në të cilin ti nuk je palë. PD-ja ka bërë një rekurs që ka një afat dhe gjykata e lartë është e detyruar që të japë zgjidhje për këtë çështje.