Alibeaj flet si kryetar: Të gjithë demokratët bashkë, ja 3 propozimet konkrete, të dalim me 1 kandidat
Lulzim Basha figuron ende kryetar i Partisë Demoktratike në letrat e Gjykatës. Por Enkelejd Alibeaj pretendon se ai është tashmë drejtuesi dhe si i tillë përsëriti edhe një here thirrjen për bashkim. Madje u kërkoi edhe kandidatëve të dalë nga primaret të garojnë nën siglën e PD. Nga ana tjetër Sali Berisha rrëzon çdo mundësi bashkëpunimi, duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Ramës.
Pas 7 orësh mbledhje me struktuarat e oartisë Enkelejd Alibeaj foli para gazetarëve si drejtuesi i demokratëve.
Alibeaj: Jam i kënaqur që së bashku me demokratët pa dallim me zgjedhësit tanë dhe shqiptarët dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë të çojmë më tej orientimin euroatlantik të PD-së. Ajo që kam propozuar për strukturat janë zgjedhjet e 14 majit. E kemi detyrim që të jemi të fokusuar tek këto zgjedhje.
U propozova 3 propozime strukturave më lart: PD merr parasysh aleancën e partive të djathtës për të maksimizuar votat e djathtës plurale, ku secili subjekt ka identitet e vet politik. Është miratuar që duhet filluar menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët që të bëhen pjese e listave të këshilltarëve për bashki. Në funksion të bashkimit dhe duke parë realitetin e primareve të vitit 2021, votimet me primare nga Rithemelimi dhe kandidatë të tjerë, i kanë propozuar PD-së hapjen pa asnjë kufizim".
Në platformën e miratuar gjatë mbledhjes, ai theksoi se gara për të zgjedhur kandidatitn më të mirë në zgjedhjet e 14 majit është e hapur edhe për emrat që u zgjodhën nga primaret e Rithemelimit.
Por për Sali Berishën kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Pas akuzave se pas kësaj situate qëndron Rama, ai theksoi daljen në koalicion.
Tashmë në KQZ kanë përfunduar dorëzimet e dokumenteve prej partive politike, teksa duhet të merret vendimi se si do të veprohet me partinë më të madhe të opozitës.
