Koka debaton me Hoxhën: Pse keni votuar 7 herë në Kuvend ligjet e Edi Ramës?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2023, 22:06
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Flamur Hoxha, deputet i PD-së ka debatuar me gazetarin Bledian Koka lidhur me votimet në kuvend.
Koka e pyeti pse ka votuar 7 herë, sipas tij ligje të Edi Ramës, ndërsa Hoxha u përgjigj se nuk ka votuar për ligjet e Ramës.
Koka: Ke votuar 7 herë për interes direkt të Edi Ramës.
Hoxha: Si mund të thuash që kemi votuar ligje të Ramës, se jam person gjallë.
Koka: A do të t’i numëroj? Dhe më thuaj pse i ke votuar 7 herë? Si votove për eurobondin 700 milionë euro?
Hoxha: Edhe ju nuk keni votuar incineratorët.
Koka: Abstenimi i eurobondit kur urdhri ishte kundër, më pas erdhi votimi për institucionet e Vettingut që ka lidhje me vendimin e djeshëm.

