Kaso: Vendimi i gjykatës për vulën u shkrua nga Rama, duan që të na mbajnë jashtë 14 majit

Në një intervistë me RTV Ora, eksperti i çështjeve ligjore në PD, Ivi Kaso u shpreh se PD-ja e ndodhur përballë një agresioni nga qeveria, i cili u materializua nga vendimi i një gjykate për vulën.

Kaso tha se është një vendim i frymëzuar dhe i imponuar, madje edhe i shkruar në zyrat e pushteti dhe se opozita do të vazhdojë përballjen me qeverinë.

Kaso: PD-ja e ndodhur përballë një agresioni nga qeveria, i cili u materializua nga vendimi i një gjykate, i cili u paralajmërua nga mazhoranca ditë më parë. Është një vendim i frymëzuar dhe i imponuar, madje edhe i shkruar në zyrat e pushteti. Ne do të vazhdojmë betejën tonë me këtë qeveri. Ne do të vazhdojmë betejën tonë politike në shumë plane, qysh nga parlamenti me skandalet e kësaj qeverie, deri tek protestat që kemi paralajmëruar, në forma të ndryshme. Ne do të largojmë këtë qeveri me votë.

Ligjërisht jemi të angazhuar për të certifikuar vullnetin e demokratëve me kuvendin e 11 dhjetorit në gjykatën e Tiranës. Vendimi i apelit nuk e ka zhbërë kuvendin e 11 dhjetorit. Ne besoj se hallkat e tjera të gjyqësorit që do të jenë më pak të ndikuara nga qeveria dhe përfaqësues të tjerë. Vullneti i demokratëve është në sytë e të gjithëve. Ne jemi nën një agresion nga qeveria të cilët duan zhbërjen e opozitës dhe ta mbajnë atë larg zgjedhjeve. Ky ishte qëllimi i vërtetë sepse u zvarrit vendimi prej një viti dhe u mor vetëm 3 ditë para afatit për regjistrin në zgjedhje.