Harxhi: Lulzim Basha ka firmosur aktin më të rëndë kundër demokracisë në Shqipëri
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edit'h Harxhi ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës pas vendimit të nënshkruar prej tij si kryetar i PD për tu regjistruar në KQZ në kuadër të zgjedhjeve lokale në 14 maj.
"Miq të nderuar, së bashku me një grup anëtarësh të Partisë Demokratike kam që në vitin 2017 që them Lulzim Basha ka qenë kolona e pestë në PD që kur ai u kthye në Shqipëri dhe iu bashkua KOP-it.
Ai sot përfundimisht tregoi se është politikani më i pavlerë, më i pa udhë dhe më i pa fe, në historinë politike të Shqipërisë së 32 viteve të fundit. Nuk krahasohet me asnjë personazh tjetër që nga kohët e vjetra!
Kam dorëzuar në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë një padi në 30 qershor 2021 për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve të 13 qershor 2021 për Kryetar Partie.
Kam kërkuar gjithashtu një shtesë në objektin e padisë në nëntor 2022 për ç’rregjistrimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD-së pasi ai ka kërkuar dorëheqje publike me zë dhe figurë në 25 mars 2022.
Ai sot me vendimin për të rregjistruar partinë e tij të mbetur dhe thërmuarr, që e ka vënë më shërbim të Edi Ramës dhe Soros për të nxjerrë jashtë skenës politike partinë e vetme antikomuniste të mbetur në Evropën Lindore dhe Jug- lindore, ka firmosur aktin më të rëndë kundër demokracisë në Shqipëri dhe është përfundimisht tradhëtar i interesave kombëtare.
Ai duhet përbuzur bashkë me ata syreshë që e ndjekin. E përsëri PD- ja do të fitojë bindshëm në 14 maj 2023. Mc Gonigal është fantazma e Ramës dhe Bashës dhe shumë shpejt i merr me vete!", shprehet Edit'h Harxhi.





