Koka: Alibeaj nuk është palë, në gjykatë kishte prezencë të dyshimtë të ndërkombëtarëve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Bledian Koka, gazetar u shpreh se pala e Alibeajt nuk duhet të ishte marrë si palën në procesin e vulës.   

Ai tha se janë ngritur dyshime se ky gjykim nuk është bazuar në logjikën juridike dhe i diktuar nga prezenca e pakuptueshme e ndërkombëtarëve në sallë.

Koka: Analiza e grupimit të Berishës është se ata kanë ngritur pretendimin se nuk ka palë dhe pala e Alibeajt nuk duhet të ishte marrë parasysh në këtë proces. Në momenti që gjykata ka marrë një vendim të çuditshëm për pjesën e palëve.

Gjykata tha se këta janë edhe palë dhe ky vendim edhe prishet duke shkuar në shkallë të parë për rigjykim. Janë ngritur dyshime se ky gjykim nuk është bazuar në logjikën juridike dhe pastaj i diktuar nga prezenca e pakuptueshme të një shteti mik në sallën e gjyqit, e cila u lexua si një presion mbi gjykatën.