Harry Kane ka një çmim, ja sa kërkon Tottenham për sulmuesin

Tottenham nuk vendos më pengesa për klubet që dëshirojnë shërbimet e Harry Kane. 29-vjeçari kërkon të largohet dhe londinezët do t'ia plotësojnë dëshirën vetëm sipas kushteve të tyre. 

Për ta lënë të lirë, pronarët e Tottenham kërkojnë të arkëtojnë 115 milionë euro për kartonin e sulmuesit që mban rekordin e golave në klubin e Tottenham.

Gjatë muajve të fundit, interes për Kane ka shfaqur Bayern Munchen por me këtë çmim do të jetë shumë e vështirë që sulmuesi anglez të transferohet në Bavari.