Dëmtim horror në europianin e atletikës, spanjolli pengohet dhe thyen nofullën (VIDEO)

Dëmtimet në sport janë të paevitueshme, madje kur bëhet fjalë edhe për disiplina që në pamje të parë nuk përbëjnë kërcënim për shëndetin e atletëve.

Për këtë di diçka më shumë sprinteri spanjoll, Enrique Llopis i cili u rrëzua në garën 60 metra me pengesa të Europianit të Sallave të Mbyllura duke pësuar dëmtime të rënda.

Dëmtim horror në europianin e atletikës, spanjolli pengohet dhe

22-vjeçari nuk arriti ta kalonte pastër një nga pengesat dhe u rrëzua në pistë duke përplasur kokën.

Dëmtim horror në europianin e atletikës, spanjolli pengohet dhe

Ai u transportua menjëherë në spital ku rezultoi me frakturë në nofull.

Federata spanjole bëri me dije se ai u transportua në spital në gjendje të vetëdijshme. Ai ishte në linjë për të fituar një medalje bronzi në kronometrimin final.